Nr telit :038-200-41320
Email: naim.mifatri@rks-gov.net
Naim Miftari Drejtor në Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave nga viti 2024
Naim Miftari u lind më 15.08.1985, në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Liria” në Raskovë.Shkollimin e vazhdoi në SH.M.E.J “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë duke e përfunduar në vitin 2004.
Në vitin 2004 regjistroi studimet themelore në Fakultetin Juridik në Prishtinë, të cilat suksesshëm arriti qët’i përfundojë në vitin 2007. Më pas, studimet post-diplomike në Fakultetin Juridik, Programi Shkencat eSigurisë, në kuadër të “Kolegjit Fama”, në Prishtinë i përfundoi po ashtu me sukses të lartë në vitin 2011.
Naim Miftari, në Komunën e Obiliqit në vitin 2014-2018 ishte emëruar Drejtor i Administratës së Përgjithshme dhe në mandatin e ofruar të gjitha angazhimet e dhëna i kishte përfunduar me sukses. Ndërkohë, si rezultat i përkushtimit të tij në realizimin e detyrave brenda autorizimeve të dhëna, efikasitetitnë punë dhe rezultateve të arritura, Miftari në vitin 2018-2021 u emëruaDrejtNaim or i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave.
Po ashtu, në periudhën kohore 06.04.2021-09.07.2021, Naim Miftarit i’u besua edhe pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm, Kadastër dhe Pronë, gjë që edhe përgjatë kësaj periudhe kohore, i njejti tregoi përkushtim të lartë dhe sukses në përmbushje të autorizimeve të dhëna udhëheqëse.
Naim Miftari që nga viti 2022 është zgje dhur Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Obiliqit, funksion tëcilin vazhdon ta ushtrojë.Naim Miftari me profesionalizëm, nder dhe përgjegjësi të lartë ka përfaqësuar Komunën e Obiliqit edhe nëseanca gjyqësore ndërkohë që, në shumicën e rasteve të përfaqësimit, të njejtat kanë përfunduar në favor (dobi) të komunës. Përfaqësimet e tilla i njejti i ka realizuar me autorizim dhe për më shumë se tre (3) vite.
Naim Miftari po ashtu ka qenë kryetar i disa komisioneve për hartimin e akteve komunale, i emëruar ngaKryetari i Komunës ose në raste të caktuara edhe nga Kuvendi Komunal, madje në disa raste të tjera, i njejtika marrë pjesë edhe si anëtar.
Naim Miftari ka marrë pjesë në disa trajnime brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, është njohës i mirë ipërdorimit të programeve kompjuterike si: Word, Power Point, Excel, Menaxhimi i të dhënave si dheprograme të tjera softwerike. Ai gjithashtu është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe relativisht njohës igjuhës gjermane dhe serbo-kroate.Naim Miftari është bashkëpunëtor i mirë, profesionist, efikas në realizimin e detyrave dhe i përgjegjshëmnë punë.
Obiliq, 2023