PËRGJEGJËSITË
Kjo drejtori është përgjegjëse për:
- shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese, si dhe mbrojtjen e natyrës;
- mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës, propozimin e zonave të reja për mbrojtje, mbrojtjen dhe rehabilitimin e diversitetit dhe vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit;
- mbledhjen e të dhënave të nevojshme për caktimin e burimeve dhe të sasisë së ujërave;
- propozimin e masave për monitorimin e cilësisë, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit, ajrit, tokës dhe natyrën e zonës së komunës, dhe kujdesin për zbatimin e tyre;
- ndërmerrjen e masave për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe të atyre nëntokësore nga ndotësit;
- zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave;
- mbikëqyrjen dhe inspektimin e administrimit të qëndrueshëm me vlerat natyrore, si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale etj., të mirat natyrore publike, si: hapësirat e gjelbëruara, brigjet e lumenjve, si dhe vlerat e veçanta, si: gjeodiversiteti, biodiversiteti dhe bota e egër bimore dhe shtazore;
- zbatimin e përpiktë të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit,
- mbikëqyrjen e operatorëve të cilët veprojnë në territorin e Komunës, si dhe përputhshmërinë e aktiviteteve të tyre me standardet dhe normat për mbrojtje të mjedisit;
- përgatitjen e rregulloreve për mbrojtje të mjedisit në territorin e Komunës,
- përgatitjen dhe miratimin e Planeve mjedisore dhe programeve për Mbrojtjen e Mjedisit dhe kujdesin për zbatimin e tyre, si dhe të standardeve për mbrojtje të mjedisit,
- hartimin e masave për mbrojtje të arsyeshme lokale, të natyrës, të cilat janë në përputhje me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore.
- hartimin e masave që kanë për qëllim kontrollin e nivelit të zhurmës në territorin e Komunës.
- mbajtjen e dhënave për të gjitha aktivitetet që prekin mjedisin, aplikimet për leje mjedisore Komunale, pëlqime mjedisore Komunale, etj.
- informimin publik të qytetarëve mbi mjedisin, koordinimin me të gjithë faktorët dhe subjektet relevante, e në veçanti me shoqërinë civile dhe shkollat e institucionet tjera, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit,
- sigurimin dhe mbështetjen, në realizimin e projekteve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit,
- kujdesin ndaj sipërfaqeve të gjelbëruara, mbrojtjen e atyre ekzistuese, si dhe vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës,
- hartimin e masave për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit mjedisor si dhe minimizimin e të gjitha aktiviteteve që paraqesin rrezik potencial për shëndetin e popullatës dhe mjedisit në përgjithësi,
- promovimin e një sistemi integral për mbrojtjen e mjedisit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik,
- ruajtjen dhe mbrojtjen e zonave të veçanta natyrore, që janë në interes për Komunën dhe Kosovën në tërësi, si dhe kategorizimin e tyre,
- mbrojtjen dhe ruajtjen në përgjithësi të florës dhe faunës,
- çështjet tjera mjedisore dhe detyrat e aktivitete të caktuara me Ligjin përMbrojtjen e Mjedisit,
– Inspektimin në fushën e mbrojtjes së ambientit në mbështetje të ligjit përkatës