Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi koordinimit lokal për siguri

2013/05/16 - 12:00

Nënkryetari i komunës Refki Bytyçi, i cili e kryesoi këtë takim, ka bërë   të ditur se problemet që kanë qenë më herët me softverin e Ministrisë për nxjerrje të dokumenteve civile tash është evituar dhe qytetarët nuk po ballafaqohen me problem të njejta. Ai më tej ka shtuar se sipas raportit të Zyrës së Prokurimit për këtë vit janë lidhur 23 kontrata për Projekte kapitale, kurse 16 projekte tjera janë në procedure të vlerësimit. Ndërkaq, komandanti i stacionit policor në Suharekë, major Arsim Berisha ka njoftu se gjatë javës ka pasur një kanosje me armë zjarri (tek përsoni i dyshuar janë gjetur 4 fishekë) dhe një rast të kontrabandimit të mallit (medikamente) me origjinë nga Sërbia, përsoni tek i cili u gjetë ky mall ishte nga regjoni Pejës.