Bali Muharremaj ka lindur më 22 shkurt 1964 në Gjinoc – Suharekë
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje gjatë viteve 1971 – 1979.
U regjistrua në Shkollen e Mesme “Jeta e Re” në Suharekë në vitin 1979 – 1983.
Ka përfunduar Studimet në Universitetin e Beogradit – Fakulteti Ushtarak në Departamentin e Mbrojtjes 1985 – 1989. Gjatë kohës studimore ka punuar në fabrikën e gomave
“IGK BALLKAN” – Suharekë.
Gjatë viteve 1990 – 1993 ka punuar si profesor në shkollën e mesme “Jeta e Re” në Suharekë, kurse në vitin 1995-1997 ushtroi funksionin si Drejtor i kompanis “Aliu” Gjinoc-Suharekë.
Në vitin 1998-1999 ishte pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-UÇK, Zv. Komandant i Brigadës 123. Pas përfundimit të luftës Muharremaj ishte Nënkryetar i Komunës -Suharekë 1999-2000.
Prej vitit 2001 – 2005 ishte Drejtor Regjional për Siguri Civile dhe Gadishmëri Emergjente -Prizren.
Në vitet 2009 – 2010 punoi në Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) – Drejtor për Azil dhe Migracion, po ashtu gjate vitit 2010-2011 Muharremaj ishte Nënkryetar i Komunës – Suharekë.
Prej viteve 2011-2017 ishte Deputet në Parlamentin e Kosovës në grupin parlamentar
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës.
Përveq gjuhës amtare shqipe, ai flet atë serbo-kroate, maqedonase dhe ka njohuri në gjuhën gjermane.
PLANI I PUNËS TË KRYETARIT 2019
PLANI I PUNËS TË KRYETARIT 2020
Plani i veprimit per zbatimin e rekomandimeve te ZKA-se
Plani-i-punes-2022
PËRGJEGJËSITË
Përgjegjësitë e kryetarit
Kryetari i komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim:
a) përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;
b) udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikqyr administrimin financiar të
komunës;
c) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës
apo komiteteve të tij;
d) ekzekuton aktet e kuvendit të komunës;
22
e) emëron apo shkarkon zëvendësit e tij/saj;
f) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;
g) organizon punën dhe drejton politikën e komunës;
h) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në kuvendin e komunës;
i) propozon zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për
miratim në kuvendin e komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
j) raporton para kuvendit të komunës për situatën ekonomiko-financiare të komunës dhe për
zbatimin e planeve investuese të komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që
kërkohet nga kuvendi i komunës; dhe
k) mund të kërkojë që kuvendi i komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur
konsideron se akti cënon legjislacionin në zbatim dhe/apo interesin e komuniteteve.
l) do të konsultojë nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin joshumicë;
dhe
m) Aktivitetet tjera që i caktohen me statut.
KABINETI
Brahim Thaçi – Shef i Kabinetit – brahim.thaqi@rks-gov.net
Arb Përzhaku – Specialist ligjor – Zyrtar ligjor – arb.perzhaku@rks-gov.net