Suharekë
2013/05/02 - 12:00
Mbledhja e katër e rregullt e Kuvendit Komunal të Suharekës, ka filluar me njoftimin e dy këshilltarëve Gëzim Gegaj nga PSK-ja dhe Fatmir Guraziut i pavarur, se nga kjo séance ata do të jenë pjesë e subjektit politikë Vetëvendosje. Kurse më pas këshilltarët kanë shqyrtuar një vargë projekt-vendimesh me rëndësi. Ata kanë miratuar me një votë kundër ( Qazim Voci, LDK) vendiminpër inicimin e procedurës për shpalljen e zonës Agro-industriale nё Samadraxhё. Më pas është formuar komisioni prej 3 anëtarësh për emërtimin e zonave të qarkullit public, si dhe u dha informata për administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekëspër periudhën janar-mars 2013.