Suharekë
2013/05/02 - 12:00
Drejtorë dhe administratorë të të gjitha SHFMU-ve dhe të dy shkollave të mesme të komunës së Suharekës, kanë marrë pjesë sot në trajnimin njëditor të organizuar nga MASHT-i dhe Banka Botërore. Temë e këtij trajnimi ishte “Implementimi I formulës së financimit nëpër shkolla” Pakize Isufaj, përfaqësuese e Bankës Botërore në MASHT, ka vlerësuar se komuna e Suharekës, qëndron mirë me implementimin formulës, ku vrehet një kursim i buxhetit nëpër të gjitha shkollat. Qasja e drejtorëve dhe e administratorëve në këtë drejtim është e mire. Gjatë trajnimit u bisedua edhe për pakjarsitë e formulës së themelimit në raport me formulën shtetrore. Arsye e organizmit të këtij trajnimi, sipas organizatorëve është qëllimi i planifikimit sa më të mirë të buxhetit për vitin 2014.