Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i tetë me radhë për vitin 2010 i Kuvendit të Komunës

2010/09/28 - 12:00

Po ashtu vazhdoi së shqyrtuari edhe projekt rregullorja mbi tatimin ne pronë për Komunën e Suharekës, të cilën e aprovuan anëtarët e Kuvendit të Komunës. Gjatë këtij takimi u aprovua edhe projekt vendimi për bartjen e tepricave të mjeteve të projekteve të investimeve kapitale në kategorinë e pagave dhe mëditjeve për vitin 2010 për shërbyesit civil të Administratës të Komunës, si dhe u bë aprovimi i planit të kornizës afatmesme buxhetore për vitin 2011-2013 të Komunës së Suharekës dhe planifikimi i buxhetit për vitin 2011. Në këtë takim para të pranishmëve dha njoftimin znj Leonora Reshitaj deputete e Partisë së LDD-së për kalimin e saj në radhët e AAK-së. Në takimin e radhës të Kuvendit të Komunës së Suharekës, të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Vesel Maliqaj u bë shqyrtimi i projekt rregullores për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të banesave për familjarët e dëshmorëve të Komunës së Suharekës, të cilën e aprovuan të gjithë anëtarët e këtij Kuvendi.