Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Filloi Festa Tradicionale e komunës së Suharekës “ Festari” 2010

2010/09/27 - 12:00

Ndërkaq aktivitete të ndryshme u zhvilluan në bazë të agjendës së “ festarit “ edhe gjatë ditës së diel, meqenëse të dielën ishte edhe Dita e Rinisë për komunën e Suharekës, në kuadër të muajit të rinisë që organizohet në tërë komunat e Kosovës nga Ministria për kulturë, rini dhe sport, gjegjësisht Departamenti i Rinisë dhe dita e dytë e Festarit. Gjatë kësaj dite u zhvilluan aktivitete sportive, futboll të vogël, volejboll të femrave dhe streetball, ky aktivitete u mbajt në Palestrën Sportive “ 13 qershori’ me një pjesëmarrje mjaft të madhe të të të rinjve të komunës sonë. Në ora 11:30 u zhvillua debati me temën “ Trashëgimia kulturore” ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Kulturës, rinisë dhe sportit, kryetari i komunës z. Blerim Kuçi dhe stafi i tij udhëheqës, përfaqësues të Institucioneve të ndryshme, profesorë dhe nxënës. Gjatë këtij debati të rinjtë u njoftuan më për së afërmi me Trashëgiminë kulturore të komunës sonë, ku pati ligjëratë dhe pasoi një diskutim mjaft i frytshëm lidhur me këtë temë. Pas debatit të gjithë pjesëmarrësit vizituan Kullën e Ramë Bllacës në Bllacë, ndërkaq një delegacion i prirë nga kryetari i komunës z. Kuçi dhe stafi ti tij, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, rinisë dhe sportit, bënë homazhe tek varri i Ramë Bllacës, ku në shenjë nderi dhe respekti për figurën e tij, kryetari i komunës z. Kuçi vendosi buqetë lulesh tek varri i Ramë Bllacës dhe tek varri i djalit të tij Qazim Bllaca. Në shenjë nderi dhe respekti për pjesëmarrësit nga organizatorët u shtrua një koktej rasti. Po ashtu gjatë kësaj dite pati edhe aktivitete tjera si: pikturë, dhe një koncert për të rijnë.  Të shtunën në Palestrën Sportive “ 13 qershori”  në prezencën e përfaqësuesve të Institucioneve të ndryshme, të shumë sportistëve dhe sportdashësve të komunës së Suharekës, u mbajt Turnir ndërkombëtar sportive “ Teak WanDo”, me një pjesëmarrje mjaftë të madhe të sportistëve të shumë vendeve si; nga Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia nga Korea etj, ku u bë edhe hapja zyrtare e Festarit. Hapjen zyrtare të kësaj feste e bëri kryetari i komunës z. Blerim Kuçi i cili i përshëndeti të pranishmit dhe njëkohësisht sportistëve iu uroj suksese në këtë garë, ndërkaq fjalimin e tij e vazhdoi duke shprehur urimet për këtë festë të madhe për të gjithë të rinjtë dhe qytetarët tjerë të komunës së Suharekës.