Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari z.Blerim Kuçi dhe Drejtori i DKA-së z.Xhemajli Shala vizituan disa shkolla në Komunën e Suharekës

2010/09/01 - 12:00

 Kryetari i Komunës, z.Blerim Kuçi dhe Drejtori i DKA-së, z.Xhemajli Shala sot vizituan SHMT” Skënder Luarasi”, shkollën fillore “Gjergj Kastrioit Skënderbeu” në fshatin Sallagrazhdë dhe shkollën fillore “Dituria” në fshatin Samadraxhë, ku u njoftuan më për së afërmi me rrjedhën e procesit të fillimvitit shkollor.  Sot Kryetari i Komunës, Blerim Kuçi, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, z.Xhemajli Shala dhe zyrtarë të DKA-së, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor vizituan disa shkolla në Komunën e Suharekës, ku i uruan nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit udhëheqës punë të mbarë dhe suksese në vitin e ri shkollore 2010/2011.