Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari i Komunës Blerim Kuçi nënshkroi kontratën e parë për qiradhënie në Zonën Industriale

2010/08/27 - 12:00

Kjo është kontrata e 20-të me radhë që nënshkruhet, ku 19 kontrata janë të nënshkruara nga ish-Kryetari z.Sali Asllanaj.
Sipas kësaj kontrate subjektit afarist përkatësisht palës nënshkruese të kontratës iu dhanë me qera 10.000m2, pasuri shoqërore e Komunës së Suharekës e paraparë sipas planit rregullativ urban në Zonën Industriale në Shirokë. Kryetari i Komunës shpreson në suksese dhe efikasitet në punën e subjektit afarist.

 Në vazhdën e nënshkrimit të kontratave për qiradhënie në Zonën Industriale, sot Kryetari i Komunës, z.Blerim Kuçi, nënshkroi kontratën e parë me qiramarrësin “N.G.B Grup metali” SHPK, të cilën e përfaqëson Nehat Gashi.