Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Ka filluar zbatimi i planit operativ për parandalimin e dëmeve në pyje

2010/08/25 - 12:00

 Gjatë këtyre ditëve janë hasur në mënyrë ilegale 16 persona me mjet transportues me masë drunore 32,90m3, ku është konfiskuar e gjitha masa drunore dhe mjeti transportues. Ndaj 17 personave është ngritur procedurë për kundërvajtje ndërsa kundër 2 peronave është ngritur procedurë penale për dëmet në fshatin Grejkoc.
Sasia e masës së përgjithshme drunore e konfiskuar është 60.90m3 drunjë, 68 thasë qymyr dhe 30 bishta sopate. Aksioni i kontrollit është duke shkuar mirë ku të gjitha ekipet: i pylltarisë, policia, inspeksioni, zjarrfikësit janë aktiv për parandalimin e dëmeve në pyje. Aksioni është duke vazhduar edhe më tej sipas planit operativ.

Në bazë të planit operativ për parandalimin e dëmeve të pyjeve në Komunën e Suharekës, ekipi i pylltarisë së bashku me policinë, inspektoratin dhe zyrtarët e Drejtorisë për bujqësi, që nga data 17.08.2010 ka marrë disa aksione të kontrollit në këto pika strategjike: Duhël. Grejkoc, Budakovë, Maqitevë, Delloc, Mushtisht, Vraniq, Grejqevc, Javor.