Publikohet konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë për vitin shkollor 2010/2011
2010/08/23 - 12:00
Nga Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë sot u publikua konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë për vitin shkollor 2010/2011 me q`rast u jepet mundësia të gjithë nxënësve që nuk janë pranuar në konkursin e rregullt të aplikojnë në drejtimet ku ka vende të lira për t`u regjistruar .
Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, të arsimit të mesëm të lartë për vitin shkollor 2010 /2011, mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.
Nxënësit të cilët kanë mbaruar klasat 6-9 (SHMU), jashtë Kosovës, janë të obliguar të bëjnë nostrifikimin e dëftesës në MASHT dhe pastaj konkurrojnë për regjistrim.
Dokumentet e nevojshme për konkurrim
Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaz dhe shkolla teknike, duhet të paraqesin këto dokumente:
· Fletëparaqitja (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron);
· Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6 -9) dhe
· Certifikatën e lindjes.
Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve
Paraqitja e dokumenteve do të bëhet më 24 dhe 25 gusht 2010 në lokalet e shkollës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet. Pranimi i dokumenteve bëhet prej orës 8:00-16:00.
Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse, me datën 26.08. 2010 prej orës 12:00.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar bëhet më 30 gusht 2010.
Kandidati i refuzuar dhe i cili dyshon se i janë shkelur kriteret e regjistrimit ka të drejtë ankese brenda 24 orëve nga koha e shpalljes së rezultateve, ai i paraqet ankesë drejtorisë së shkollës, drejtorisë komunale të arsimit dhe në raste të jashtëzakonshme edhe MASHT-it.
Kriteret për regjistrim:
Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të merren parasysh këto kritere:
1. Suksesi nga shkollimi i mesëm i ulët (25%) 25 pikë
2. Suksesi nga lëndët prioritare (15%) 15 pikë
3. Numri i pikëve nga testi (60%) 60 pikë
4. Suksesi në notat e lëndëve prioritare mesatarja së paku 4 (katër)
Nga Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë sot u publikua konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë për vitin shkollor 2010/2011 me q`rast u jepet mundësia të gjithë nxënësve që nuk janë pranuar në konkursin e rregullt të aplikojnë në drejtimet ku ka vende të lira për t`u regjistruar .