Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i radhës i Komitetit për komunitete

2010/08/12 - 12:00

Sqarime detale rreth këtij projektvendimi para anëtarëve të Komitetit, dha drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër, Pronë dhe Mjedis, z.Kurtesh Fondaj. Sipas këtij projektvendimi jepet në shfrytëzim të përhershëm për ndërtimin e objektit të ambulancës në kuadër të QKMF-së, parcela 673/0 fleta poseduese nr-85, me sipërfaqe prej 00.17.00 ha zona kadastrave Reqan, vendi i quajtur “Varrezat”, pronë e Kuvendit të Komunës së Suharekës.
Anëtarët e Komitetit për komunitete poashtu aprovuan edhe projektvendimin mbi bartjen e mjeteve vetanake , nga viti 2009 të përcillen në shfrytëzim në vitin 2010. Sipas nenit 2, të këtij projektvendimi, bartja e mjeteve të pa shfrytëzuara (të zotuara) të vitit 2009 në shumë prej 479.31 € të barten në vitin 2010, të lejohen për alokim dhe shpenzim, në kategori ekonomike të shpenzimeve rroga dhe paga dhe atë në programin “Arsimi dhe Shkencës” në nënprogramin “Arsimi i mesëm-Shkolla e mesme teknike Skënder Luarasi”, kodi i 624-960-94561.
Këto dy projektvendime pritet të aprovohen në takimin e radhës së Kuvendit të Komunës.

Në takimin e radhës të Komitetit për komunitete të kryesuar nga Agim Shabanaj, u shqyrtua projektvendimi mbi dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore për ndërtimin e ambulancës në fshatin Reqan.