Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari i Komunës dhe stafi udhëheqës i tij zhvilluan takim me bashkatdhetarët e komunës sonë në botën e jashtme

2010/08/11 - 12:00

Takimi ka pasur për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira që të funksionojë efektshëm lidhja qytetar- Komunë, do të thotë që mërgimtarëve të komunës së Suharekës tu jepet mundësia që sa më për së afërmi të njihen me prioritetet e komunës, me zhvillimet e fundit që janë bërë në këtë komunë dhe planet në të ardhmen, dhënia e ideve, sugjerimeve, kritikave e propozimeve për ndryshime në zhvillimet në Komunë dhe krijimin e kushteve për  një jetë sa më të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës së Suharekës, duke përfshirë këtu edhe mërgimtarët tanë. Në takim të pranishëm ishin kryetari i komunës së Suharekës z. Blerim Kuç dhe stafi i tij udhëheqës, përfaqësues të LMT-së dhe shumë mërgimtarë të komunës së Suharekës. U vërejtë  një pjesëmarrje mjaft e madhe e mërgimtarëve tanë në këtë takim dhe interesimi i tyre maksimal për të kontribuar në këto debate të frytshme me një interesim shumë të madh ku para të pranishmëve Kryetari  shpalosi projektet e realizuara, prioritetet e komunës dhe njëkohësisht i njoftoi më së shumti për vetë Drejtorinë që tani më është e formuar – Drejtorinë e mërgatës. Kjo Drejtori është në funksion të mërgatës, për tu dalur në ndihmë mërgimtarëve tanë në lehtësimin e nxjerrjes së dokumenteve personale dhe mundësinë dhe qasjen e tyre në zhvillime të biznesit dhe investime në komunën e Suharekës. Po ashtu mërgimtarët patën mundësi të takojnë secilin Drejtor të Drejtorivë komunale dhe në mënyrë më të afërt të bëjnë biseda për të gjitha çështjet që atyre u interesonte. Kryetari i komunës z. Kuçi pas përfundimit të takimeve me mërgimtarët mbajti edhe një konferencë të radhës, ku diskutoi për të gjithë projektin e “diafestit” në tërësi dhe për çështjet të rëndësishme të komunës së Suharekës. Në fund në shenjë nderi dhe respekti për të pranishmit u mbajt edhe një koncert i vogël me këngë e valle popullore.

Në kuadër të projektit “  DIAFEST ” organizuar nga Komuna e Suharekës përkatësisht nga  Drejtoria për mërgatë është mbajtur një  takim me bashkatdhetarët tanë të cilët përkohësisht jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme.