Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Urim për muajin e shenjtë të Ramazanit

2010/08/10 - 12:00

Në këtë muaj të shenjtë ne duhet edhe njëherë të dëshmojmë se jemi së bashku në rrugëtimin tonë përpara si qytetarë dinjitozë duke mos lënë anash dhe në harresë familjet të cilat jetojnë në kushte të vështira e varfëri të skajshme.
 
Shpresojmë që ky muaj të sjellë në të gjitha sofrat e myslimanëve me shumë të mira shpirtërore, begati e mirëqenie.
 
 
Urime
 
 
 
Nga Kryetari i Komunës së Suharekës
Blerim Kuçi

Besimtarë myslimanë,
 
Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit në emër të Komunës së Suharekës dhe në emrin tim personal përgëzoj të gjithë besimtarët duke u dëshiruar agjërim të lehtë, mirëqenie sociale e solidarizim me nevojtarët.