Suharekë
2010/08/05 - 12:00
Investitori z. Agron Krasniqi para të pranishmëve falënderoi komunën duke vlerësuar se pa përkrahjen e komunës nuk do të arrihej kjo mundësi. Me theks të veçantë falënderoi Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Sali Asllanaj i cili e mbështeti dhe i dha kurajo për të vazhduar me këtë projekt. Në emër të Institucionit komunal një fjalë përshëndetëse e mori Drejtori i Drejtorisë për arsim z. Xhemajli Shala, i cili tha se ne si komunë çdo herë do të mundohemi që t’i përkrahim idetë dhe projektet e mirëfillta që vijnë nga përfaqësuesit e bizneseve të komunës sonë siç është rasti i z. Agron Krasniqi, të cilit i dëshirojmë punë të suksesshme deri tek realizimi i këtij kompleksi turistik. Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe zbulimi i pllakës së vënies së gurëthemelit të Kompleksit turistik, e që pritet të kryhen punimet në bazë të standardeve evropiane. Prerjen e shiritit për fillimin e punimeve të këtij kompleksi turistik e bën z. Agron Krasniqi dhe z. Sali Asllanaj Në prani të përfaqësuesve të LMT-së, të përfaqësuesve të komunës, të përfaqësuesve të bizneseve në Komunën e Suharekës, filluan punimet e projektit më të madh investiv në Zonën Industriale në Shirokë.