Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit në mes të N.SH. Natyral Resources Solution dhe Komunës së Suharekës

2010/07/22 - 12:00

Ky memorandum i mirëkuptimit konfirmon që palët e përmendura më lartë do të bashkëpunojnë për zhvillimin e pyjeve në kuadër të projektit mes USAID-KPEP dhe NRS me titullin “Pylltaria dhe prodhimet drusore-për të ulur prerjet e paligjshme”. Në zyrat e Drejtorisë për planifikim, zhvillim, bujqësi dhe pylltari, u bë nënshkrimi i memorandumit në mes N.SH. “Natyral Resources Solution” (zgjidhje për burimet njerëzore) dhe Komunës së Suharekës për zbatimin e projektit “Reduktimi i prerjeve ilegale, nëpërmjet përmirësimit të metodave të trajtimit silvikulturor të pyjeve, aplikuar nga kompania N.SH “Natyral Resources Solution” i cili projekt do të financohet nga ana e USAID-Programi për mbështetjen e sektorit privat.