Suharekë
2010/07/02 - 12:00
Në këtë ceremoni fillimisht fjalën përshëndetëse e mori Drejtori i Drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale z. Sali Bytyqi i cili i falënderoi përfaqësuesit e CIMIC-ut austriak për ndihmën që ua kanë dhënë kësaj drejtorie për ti dalë në ndihmë qytetarëve të kategorive më të ndjeshme për raste sociale dhe për persona me nevoja të veçanta. Po ashtu një fjalë përshëndetëse dhe falënderuese për këtë donacion e mori edhe kryetari i komunës z. Blerim Kuçi. Këto dy automjete kanë ardhur donacion nga Landi i Tirolit përmes CIMIC-ut austriak e që do të shërbejnë për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për sektorin e qendrës për punë sociale dhe për qendrën e Handikos-it. Sot në prani të përfaqësuesve të KFOR-it, LMT-së, të Kryetarit të Komunës së Suharekës z. Blerim Kuçi dhe bashkëpunëtorëve të tij u bë pranim dorëzimi i dy automjete për Qendrën për punë sociale dhe Qendrën rehabilituese Handikos.