Suharekë
2010/06/25 - 12:00
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje mjaft me rëndësi për siguri në trafik, ku komandanti i policisë z. Arsim Berisha potencoi se gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore kemi një situatë të qetë dhe stabile, po ashtu vlen të theksohet se duke bërë krahasimin me vitin e kaluar kemi rënie në raste kriminale diku 20 raste më pak në këtë gjysmë vit. Në bazë të raportit të sigurisë z.Berisha u shpreh se nuk kemi raste të vetëvrasjeve në këtë vit duke bërë krahasimin me vitet e kaluara, mirëpo tentim vetëvrasje kemi në rritje, kurse sa i përket dhunës në familje, 7 raste kanë qenë në vitin e kaluar tani i kemi vetëm 2. Z.Berisha njoftoi me metodologjinë e punës së Policisë, po ashtu edhe me planin operative “vera 2010”, i cili fokusohet më shumë në çështjen e sigurisë në trafik. Ndërkaq Kryetari i Komunës z.Blerim Kuçi tha se policia po e bën një punë të mirë në çështjen e sigurisë të qytetarëve tanë, ndërsa shprehu shqetësimet e tij si në çështjen sociale, në çështjet e vjedhjes dhe plaçkitjes nëpër shkolla si dhe njoftoi të pranishmit me rishikimin e buxhetit. Nga shoqëria civile u shprehën shumë shqetësime rreth vandalizmi nëpër shkolla, mungesës së kontaktit të psikologëve me nxënësit, çështja e lokaleve të errëta pranë shkollave dhe shumë dukuri tjera që siç konsideruan ata më mirë është të punohet rreth parandalimin të dukurive negative siç mund të jetë trafikimi i qenieve njerëzore, prostitucioni, etj. Si rekomandim i këtij takimi rrjedhën këto tema plani operativ “ vera 2010 ” , siguria e objekteve shkollore, vandalizmi çështja e lypësve, që do mbetën që të shqyrtohen në takimin e radhës.
Në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së punëve të brendshme, të përfaqësuesve të KFOR-it, të OSBE-si dhe të gjithë anëtarëve të KKSB-së, Kryetari i komunës z. Blerim Kuçi e hapi takimin ku bëri një hyrje të shkurtër lidhur me projektet dhe çështjet që kanë të bëjnë me rëndësinë e sigurisë së qytetarëve të komunës së Suharekës.