Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Komandanti i kontingjentit gjerman të KFOR-it në përfundim të misionit të tij me pasardhësin e tij zhvilluan takim me nënkryetarin e komunës

2010/06/24 - 12:00

 Nënkryetari falënderoi KFOR-in për një bashkëpunim të mire dhe përmendi në këtë rast projektet që janë realizuar në bashkëpunim me komunën. Ai vlerësoi se një bashkëpunim i tillë nuk do të mungojë as me gjeneralin e ri z. Stephen Thomas. Nesër me datë 24.06.2010 para “ Rezidencës së kalter” në kampin prizreni do të bëhet akti i pranim-dorëzimit mbi kontingjentin gjerman të KFOR-it përmes zëvendëskomandantit të SHP të Bundesverit për misione gjeneral major Wolf-Dietrich Krieselm ku në këtë ceremoni është i ftuar edhe Kryetari i Komunës z. Blerim Kuçi. Akti i pranim dorëzimit do të bëhet përmes komandantit të KFOR-it gjenerallejtënant Markus Bentler. Me rastin e pranim-dorëzimit të komandës mbi kontingjentin gjerman të KFOR-it dhe të komandës mbi “ Multinational Battle Group South” dhe Gjeneral brigade Manfred Hofmeyer në Gjeneral brigade Stephen Thomas, sot në zyrën e nënkryetarit u zhvillua një takim mes këtyre dy personaliteteve me q’rast komandanti i ri u njoftua me zhvillimet në Komunën e Suharekës dhe bashkëpunimin në sferën e sigurisë në mes të KFOR-it dhe Komunës.