Ambasadori i Italisë Michaell L. Giffoni takoi Kryetarin e Komunës z. Blerim Kuçi
2010/06/22 - 12:00
Projekti i Agrokosovës është në vazhdimësi prej vitesh dhe ka një rëndësi të madhe për afarizmin italian dhe jemi duke punuar në drejtim të konkretizimit të tij të shpejtë në mënyrë që ky projekt të gëzon mbështetje meqë është nisma e promovimit të investitorëve të tjerë në Kosovë.
Kryetari i Komunës z. Blerim Kuçi shpreh interesimin e tij në përkrahje dhe njofton se qeveria i ka krijuar gjitha kushtet për vazhdim të këtij projekti. Ambasadori me këtë rast njoftoi se qeveria italiane i kërkon kushte atraktive për investime direkte dhe se nuk është interesimi vetëm në zhvillimin ekonomik por edhe në stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Meqë ishte takimi i parë ambasadori italian shpreson në takime më të shpeshta dhe në përkrahje të projekteve dhe strategjive regjionale për zhvillim të bujqësisë. Në fund ambasadori iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin më tepër me çështjen e veriut të Mitrovicës.
Ambasadori fillimisht shprehu kënaqësinë që sot ishte në takim me Kryetarin Kuçi me të cilin biseduan rreth çështjeve me rëndësi në aspektin ekonomik dhe të stabilitetit të vendit. Ai e shfrytëzoi këtë takim për të biseduar edhe rreth ecurisë së punëve që janë duke u zhvilluar nga kompania “ Agrokosova Hollding “.