Nesër vije për vizitë në Suharekë Znj.Angjelina Ceka (Luarasi) me bashkëshortin e saj Z.Neritan Ceka këshilltar për kulturë i Kryeministrit Berisha.
2010/06/17 - 12:00
I biri i Petro Nini Luarasit (Mësues i Popullit), i lindur në Luaras të Kolonjës, Skënder Luarasi si fëmijë u edukua me idealet atdhetare të babait të tij, i cili e lidhi jetën me çështjen kombëtare dhe fatet e popullit shqiptar. Por edhe arsimimi i tij në shkollat më të njohura të botës ndikuan ndjeshëm në formimin e personalitetit të gjithanshëm të Skënder Luarasit.
Kjo është dhe një nga arsyet pse kjo shkolla e mesme teknike në Suharekë mban këtë emër, andaj në shenjë nderi e respekti motra e dhëndrri i Skender Luarasit do t`i bëjnë vizitë kësaj shkolle në ditën e nesërme
Nesër (e premte),me datë 18.06.2010, në ora 10.00, në shkollën teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, vije për vizitë Znj.Angjelina Ceka (Luarasi) me bashkëshortin e saj Z.Neritan Ceka, këshilltar për kulturë i Kryeministrit Berisha.