Suharekë
2010/06/01 - 12:00
Fillimisht në këtë takim i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesëmarrje të pranishmit znj Habibe Bytyqi. Ndërkaq nënkryetari i komunës z. Bali Muharremaj, duke i falënderuar këta nxënës për pjesëmarrje dhe duke i uruar festën e tyre u tha se ne si komunë do të mundohemi që të ju ofrojmë kushte sa më të mira juve fëmijë që në të ardhmen të keni një jetë sa më të mirë. Rëndësi të veçantë do ti japim shkollave, për ti pajisur me kushtet e nevojshme si kabinete, hapësira për sport etj, sepse ju jeni segmenti më i rëndësishëm i shtetit ton shtoi mes tjerash z. Muharremaj. Nga ana e nxënësve u paraqitën disa kërkesa, ku kërkuan që shkollat e tyre të pajisen me biblioteka, kabinete përcjellëse dhe salla të edukatës fizike. Gjatë këtij takimi Koordinatori i Qendrës rehabilitues “ Handikos” z. Rexhep Kuç i falënderoi të pranishmit në veçanti nënkryetarin e komunës për pritjen që u bëri dhe potencoi se komuna e Suharekës ka një respekt të veçantë për persona me aftësi të kufizuar. Në fund të gjithë pjesëmarrësve ju dha nga një libër për fëmijë.
Nën organizmin e koordinatores për të drejtat e njeriut Znj Habibe Bytyqi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve sot në zyrën e kryetarit bënë vizitë një grup i nxënësve nga shkolla fillore e fshatit Dobërdelan dhe Gelancë, si dhe një grup i vogël nga Qendra “ Handikos” në Suharekë të cilët u pritën me kënaqësi nga nënkryetari i komunës z. Bali Muharremaj.