Suharekë
2010/05/27 - 12:00
Në volejboll të femrave morën pjesë 12 ekipe të shkollave fillore dhe dy të mesme, në volejboll të meshkujve 8 ekipe të shkollave fillore dhe dy të shkollave të mesme. Në basketboll morën pjesë 7 ekipe meshkuj të shkollave fillore, ndërkaq në futboll 20 ekipe të shkollave fillore dhe dy të mesme. Nga ora 16:30 në prani të Kryetarit të Komunës z.Blerim Kuçi, të nënkryetarit të komunës z.Bali Muharremaj, të Kryesuesit të Kuvendit të Komunës z.Vesel Maliqaj, të drejtorëve të drejtorive komunale, të drejtorëve të shkollave, të sportdashësve dhe të shumë nxënësve u mbajt manifestimi i ndarjes së çmimeve për fituesit në këto gara sportive.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Drejtori për Kulturë , Rini dhe Sport z.Vitor Markaj i cili tha se :merita më e madhe për këtë aktivitet madhështor ju takon të rinjve dhe falënderoi të gjithë ata të cilët u angazhuan në këtë aktivitet. Një fjalë përshëndetëse për të pranishmit e mori edhe Kryetari i Komunës z. Blerim Kuçi.
Fitues në këto gara ishin :
– në volejboll të femrave ishte shkolla fillore “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Sallagrazhdë,
– në volejboll të meshkujve vendin e parë e zuri shkolla fillore “ Vëllezërit Frashëri” – Bukosh,
– në basketboll vendi i parë i takoi shkollës fillore “ 7 marsi “ në Suharekë,
– në futboll fitues ishte shkolla fillore “ Shkëndija” në Suharekë.
Fitues të shkollave të mesme në volejboll të femrave doli:
– Gjimnazi “ Jeta e Re”,
– volejboll meshkujt SHMT” Skënder Luarasi”,
– në futboll vendin e parë e mori Gjimnazi “ Jeta e Re”.
Për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë mirënjohje ndërsa për fituesit medalje, të cilat i ndau Kryetari i Komunës z.Blerim Kuçi. Po ashtu Këshilli Organizativ i këtij manifestimi, i ndau një mirënjohje “ Bena-fit” si donatorë pasi që mundësoi ushqimin për pjesëmarrësit, ndërkaq një fanellë me mbishkrim të garave sportive dhe një medalje nga ky Këshill iu dha edhe Kryetarit të Komunës z. Blerim Kuçi.
Dje në palestrën sportive “ 13 qershori” në Suharekë u mbajtën garat sportive nga ora 9:00 deri në ora 17:00. Këto aktivitete kanë filluar nga 25 prill deri më 26 maj 2010. Garat sportive u organizuan nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë për arsim, ndërkaq implementimin e këtyre aktiviteteve e bëri Lidhja e Pedagogëve të kulturës fizike. Në këtë aktivitet u përfshin 800 nxënës dhe nxënëse të komunës sonë.