Suharekë
2010/05/26 - 12:00
Ndërkaq kryetari i komunës z. Kuçi të pranishmit i njoftoi me zhvillimet e fundit dhe të arriturat në komunën e Suharekës, si dhe për planet në të ardhmen duke potencuar këtu heqjen e kushtëzimeve për marrjen e certifikatave të lindjes, po ashtu i njoftojë me të arriturat në Sektorin e bujqësisë ku falë bashkëpunimit me Agjensionin për Zhvillim ( ADA) ka filluar të implementohet ky projekt i cili do të zgjat tri vite, ku janë ndarë 2.5 milion euro, ndërkaq 1.6 milion euro do të shkojnë ndihmë fermerëve, kështu që nga shtatori do të fillojë aplikimi i projekteve nga ana e fermerëve të komunës sonë. Po ashtu kryetari shtoi se kemi avancuar edhe në arsim, në sistemin e menaxhimit të mbeturinave po ashtu në sistemin e menaxhimit të ujit. Kryetari gjithashtu të pranishmit i njoftoi se në prioritet për këtë vit në fshatin tuaj janë 40.000 € të ndara për asfaltimin e rrugës Krushicë e epërme- Papaz, meqë me këto mjete nuk është e mundur të bëhet asfaltimi i kësaj rruge, atëherë kisha propozuar që me rregulluar muret mbrojtëse për me përgatitë trupën e rrugës, pastaj për projektin komplet për fazën përfundimtare të asfaltimit të kësaj rruge me kërkua buxhet shtesë në rishikim të buxhetit. Pasi që i pranishëm në këtë takim ishte edhe mbikëqyrësi i punimeve të kësaj rruge, z. Enver Bytyqi, zyrtarë komunal, atëherë kryetari kërkoi nga Z. Bytyqi që menjëherë me filluar me punët rreth këtij projekti duke paraparë fillimisht për këto 40.000 muret mbrojtëse e pastaj me komplet projektin.. Gjatë këtij takimi të pranishmit për zhvillimet në bujqësi dhe për planet në të ardhmen i njoftoi edhe Drejtori për planifikim, zhvillim, bujqësi dhe blegtori z. Bedri Berisha i cili tha se kemi filluar me riaktivizimin qumështores, që nga 1 marsi ka filluar grumbullimin e qumështit nga fermerët e komunës sonë,po ashtu për marrëveshjen me një bankë për mikro kredi për fermerë. Ndërkaq nga ana e qytetarëve u diskutua vetëm për çështjen e rrugës së këtij fshati, nuk pati ndonjë kërkesë të veçantë. Në fund kryetari komunës z. Kuçi kërkoi nga kryetari i këtij fshati që ti zgjedh 5 bujq në fshatin e tij brenda 15 ditësh ti sjellë këta bujq për të marrur kredi. Kryetari i Komunës z. Blerim Kuçi me bashkëpunëtorët e tij, në pranin e përfaqësuesve të KFOR-it, të kryesisë së këtij fshati dhe shumë qytetarëve të fshatit Papaz, mbajti takimin publik me qytetarë të këtij lokaliteti. Fillimisht prezencën e kryetarit dhe të bashkëpunëtorëve të tij e falënderoi kryetari i fshatit Papaz Z. Milazim Sejdaj.