Suharekë
2010/05/26 - 12:00
Ky projekt ishte vazhdimësi e bashkëpunimit të grupit të tetarit të Qendrës rinore “ Shtëpia e Felbahut” me një grup të teatrit të Gjermanisë, ky projekt ka vazhduar edhe në Poloni i cili është mbajtur në nëntor të vitit 2009, ndërkaq në muajin maj këto dy grupe të tetarit vazhduan punën e përbashkët në Berlin të Gjermanisë tha prof Refki Gollpeni. Pjesëmarrjen e këtyre të rinjve për ti zhvilluar këto aktivitete kulturore e mbështeti financiarisht Grupi i tetarit “ Melciors Grund Theater” nga Gjermania si dhe kryetari i komunës së Suharekës z. Blerim Kuçi me një shumë simbolike. Në këtë takim kryetari i komunës z. Kuçi i përgëzojë këta të rijnë për punën që e kanë bërë dhe për rezultatet që kanë arritur gjatë performancave të tyre në artin dramatik në Gjermani, dhe po ashtu tha se përveç që keni marrë përvoja të mira ju atje, gjithashtu keni dhënë edhe nga vetja e juaj maksimumin që të arrini rezultate në shfaqjet që i keni pasur në Gjermani, mirëpo kërkoi nga ju që këto përvoja që i keni marrë nga shtetet tjera me i kombinua me traditat tona, po ashtu si grup do të ju përkrahi gjithmonë dhe kisha kërkuar nga ju që të mos ndaheni por të ruani formën e bashkëpunimit si grup i organizuar shtoi pos tjerash z. Kuçi. Ndërkaq nga ana e të rinjve u dhanë përshtypje të cilat kishin qenë tejet të mira gjatë kësaj vizite , pasi që kishin pasur rastin ta shprehin talentin dhe të shkëmbejnë përvoja me shumë të rijnë tjerë nga Polonia Gjermania e shtete tjera. Kryetari i Komunës z. Blerim Kuçi me kënaqësi priti në zyrën e tij grupin e të rinjve dhe përcjellësit e këtij grupi z. Refki Gollpeni dhe Shani Shala, përfaqësuesit e Qendrës së Rinisë, të cilët kishin qenë për të zhvilluar aktivitete dramatike në Berlin të Gjermanisë. Qëllimi kryesorë i këtij takimi ishte që këta të rinj ti shprehin kryetarit falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën simbolike që u ka bërë këtij grupi për realizimin e kësaj vizite në Berlin të Gjermanisë, si dhe përshtypjet e kësaj vizite në Gjermani.