Suharekë
2010/05/26 - 12:00
Ndjejë kënaqësi që sot jam në mesin tuaj dhe pikërisht në një përurim të tillë ku qytetarëve të këtushëm po u krijohet një mundësi më e mirë për përkujdesjen e shëndetit dhe shpresojmë në ofrim të mirë të shërbimeve- u shpreh z.Bukoshi me rastin e paraqitjes së tij para qytetarëve të këtij fshati. Ndërsa Kryetari i Komunës z.Kuçi shprehi gatishmërinë dhe vullnetin e katër mjekëve që të punojnë pa kompensim në këtë ambulancë. Disa vite më parë është planifikuar të ndërtohet kjo ambulancë derisa finalizimi i ndërtimit u arrit në vitin 2009, ndërsa kompletimi dhe fillimi i punës u kurorëzua në vitin 2010 pikërisht sot kur solemnisht u bë përurimin i saj. Në bazë të kontratës, ndërtimi i kësaj ambulance kap vlerën prej 36.986. 23 cent, ndërsa kompletimi me inventar dhe pajisje të nevojshme afërsisht ka arrit vlerën prej 8.000 euro, çka do të thotë se kompletimi i investimit në këtë projekt kap vleren afërsisht prej 50.000 eurove, investim ky i Komunës së Suharekës. Punëkryesi i këtij projekti ka qenë firma “Kololli” Shpresojmë se ky projekt do të përmbush nevojat jetike të këtij lokaliteti, do të ulë kostot e shpenzimeve të qytetarëve dhe me shërbimet e mira, të ndershme dhe humane sadopak do të ndikojë në mirëqenien e jetës së qytetarëve të këtushëm. Sot me datën 26.05.2010 u vu në jetë një projekt i rëndësisë së veçantë për qytetarët e fshatit Budakovë pikërisht projekti i ambulancës së re. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së kësaj ambulance ishte Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë z..Bujar Bukoshi, Kryetari i Komunës z.Blerim Kuçi me bashkëpunëtorët e tij dhe shumë qytetarë të fshatit Budakovë.