Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Zyrtarët komunal në bashkëpunim me përfaqësuesit e OJQ-ve mbajtën seminarin “Përmirësimi i bashkëpunimit në mes qeverisë lokale dhe shoqërisë civile”

2010/05/24 - 12:00

Të pranishëm në takim përveç strukturave komunale ishin edhe përfaqësues të OJQ-ve lokale me ç’rast u debatua rreth gjendjes momentale në Komunën e Suharekës sa i përket bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve dhe qeverisë lokale dhe cilat janë vështirësit të cilat do t’i kalojnë. Në fund të këtij takimi në bazë të prezantimeve të të pranishmëve u konkludua & hartimi i  një plan të veprimit, format dhe mënyrat e realizimit, bartësit dhe resurset e nevojshme në nivelin komunal.  Shoqata “ VKBIK” në bashkëpunim me partnerët sot në komunën e Suharekës e zhvilloi një seminar me qëllim të fushatës dhe forcimit të bashkëpunimit institucional në mes të organeve lokale të qeverisjes dhe shoqërisë civile.