Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Blerim Kuçi takoi drejtorin e Drejtorisë koordinuese të APK-së në Prizren

2010/04/15 - 12:00

I posazgjedhur në postin e Drejtorit z.Faruk Baxhaku , i shoqëruar edhe nga përgjegjësi i njësitit të pyjeve për Komunën e Suharekës z.Zymer Llugaxhiu sot zhvilluan një takim pune me Kryetarin e Komunës së Suharekës z.Blerim Kuçi me q`rast diskutuan çështje me rëndësi të mbrojtjes së pyjeve në komunën tonë dhe në regjion.
Nga 76 mijë hektarë me pyje, sa ka rajoni i Prizrenit, përfshirë pesë komunat, rreth 29 mijë i takojnë sektorit privat. Në këtë pjesë dominon ahu, ndërsa në lartësi më të mëdha janë pyjet halore, të cilat do të certifikohen të parat për eksport jashtë vendit – njoftoi z.Buxhaku. Ai me këtë rast tha se një rol të rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së pasurisë pyjore, pos punonjësve, kanë dhënë edhe Gjykata dhe Policia 9 duke potencuar këtu njësinë e policisë në fshatin Mushtisht) , të cilat kanë qenë të gatshme për ndihmë. Ai tha se gjatë vitit të kaluar janë pyllëzuar disa hektarë pyjesh, ndërsa gjatë këtij viti, parashihet që ky projekt të shtrihet në rreth 130 hektarë të tjerë.
Nga njësiti i pyjeve në Suharekë z.Zymer Llugaxhiu u kërkua që Komuna të ketë në konsideratë më të madhe njësitit në Suharekë, përkatësisht mbrojtjes së pyjeve në Komunën e Suharekës.