Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Çka ështe liberalizimi i vizave?

Çka është liberalizimi i vizave?

Liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lirë ne zonën Schengen. Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj) dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen.

 

Cilat shtete mund të vizitohen?

Shtetet në të cilat mund të udhëtohet pa viza janë ato të Bashkimit Europian: Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Kroaci, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi. Qytetarët Kosovarë udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër e Lihteshtejn. Përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të cilat janë jashtë zonës Schengen.

 

Kush mund të përfitoj nga ky proces?

Nga momenti që do të hiqet regjimi i vizave për Kosovën, të drejtën për të udhëtuar pa viza do ta kenë të gjithë qytetarët e vendit që posedojnë pasaporta biometrike. Megjithatë, qytetarëve u rekomandohet që gjatë udhëtimit të kenë me vete dokumentet që dëshmojnë për gjendjen e tyre financiare, vendin se ku do të qëndrojnë, arsyet e vizitës dhe sigurimin shëndetësor. Kjo për shkak se policia kufitare e shtetit Schengen ka të drejtën t’i mohojë hyrjen çdo qytetari në rast të dyshimit se do të mund të keqpërdorej liberalizimi i vizave.

 

A do të kurseni para nga ky proces?

Ky proces do të kursej kohë dhe para, për shkak se qytetarët nuk do të kenë nevoje të bëjnë pagesën për vizë si dhe të realizojnë termin për të njëjtën.

 

A nënkupton liberalizimi punësim jashtë shtetit?

Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk nënkupton mundësi punësimi apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen.

 

A mund të shkollohesh atje?

Në rast se dëshironi të studioni në një nga shtetet Schengen, atëherë ju duhet të pajiseni me vizë që mundëson qëndrimin tuaj më të gjatë se 90 ditë. Për këtë duhet të kontaktoni ambasadën e shtetit në të cilin planifikoni të studioni.

Në rast se ju dëshironi të vijoni trajnime, kurse afatshkurta të cilat nuk kërkojnë qëndrim më të gjatë se 90 ditë, atëherë ju mund të përfitoni nga procesi i liberalizimit të vizave dhe nuk do të keni nevoje të pajiseni me vizë shtesë.

 

Çfarë pasoja mund të keni në rast të shkeljeve eventuale?

Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të liberalizimit të vizave, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës, shënim zyrtar në dosjen tuaj ku figuron shkelja dhe e fundit dhe ndalimi i hyrjes së zonën Schengen në të ardhmen. Ky ndalim zakonisht vlen për 3 deri në 5 vitet në vijim. Për më tepër, në rast se vërehet një numër i dukshëm i abuzimeve me të drejtën e udhëtimit pa vizë, atëherë Bashkimi Evropian mund të suspendojë liberalizimin e vizave për shtetin përkatës.

Procesi i liberalizimit te vizave

Dialogu në mes të Kosovës dhe Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave u inicua me 19 janar 2012. Për të koordinuar dialogun për liberalizimin e vizave, u themeluan strukturat përkatëse përkatësisht, Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave në nivel politik dhe Sekretariati për Liberalizimin e Vizave në nivel teknik të kryesuar nga MIE dhe MPB. Më 14 qershor 2012, Kosova pranoj udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave ku identifikoheshin të gjitha masat që Kosova duhet të miratojë dhe zbatojë për të avancuar drejt liberalizimit të vizave.

Në prill të vitit 2013, Qeveria miratoi planin e veprimit për liberalizimin e vizave ku u zotua të përmbushë hapat e arritjes së objektivave të vendosura nëpërmjet një qasjeje dinamike. Kjo qasje dinamike drejt dialogut të liberalizimit të vizave përcakton një ritëm paksa të ndryshëm në lidhje me monitorimin dhe zbatimin e planit të liberalizimit të vizave.

KE ka publikuar tre raporte zyrtare ku vlerësohet progresi i arritur nga institucionet e vendit kundrejt kritereve të paraqitura në udhërrëfyes.

Me 4 maj 2016, Komisioni Evropian ka miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën pasiqë është vlerësuar që Kosova ka zbatuar obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Ndërsa në korrik 2016, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka nxjerrë rekomandim që i’u është drejtuar Komisionit për Liritë Civile të Parlamentit Evropian për të miratuar rekomandimin për heqjen e vizave. Megjithatë, raporti në fjalë gjithashtu thekson domosdoshmërinë e përmbushjes së plotë të dy kritereve të cilat janë vendimtare për përmbylljen e procesit, e njëra nga te cilat është Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.