Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Zona Industriale në Shirokë do të bëhet me hapsira të gjerlbëruara

2019/05/03 - 9:23

Një ambient sa më i  mirë dhe sa më shumë hapësira të gjelbëruara është synim i kryetarit Muharremaj. Ai kudo që shkon gjatë vizitave me karakter pune, angazhohet për të krijuar një ambient sa ma të mirë. Një vizitë të këtij lloji kryetari Muharremaj e ka bërë edhe në Zonën Industriale në Shirokë, ku është interesuar që të ketë sa më shumë hapësira të gjelbëruara në këtë pjesë:

“Bashkë me kryetarin e Qendrës së Bizneseve në Suharekë Gani Sallauka dhe me Drejtorinë e Bujqësisë kemi analizuar situatën në teren, për hapsira të gjelbërta në Zonën Industriale në Shirokë.

Sipas ekspertëve kjo do të ndikoj në ambient, dhe për këtë jam i interesuar të angazhohem seriozisht”,  shkruan kryetari në llogarinë e tij në fcb.