Suharekë
2019/08/23 - 12:09
Në fshatin Reshtan, sot janë përkujtuar 3 dëshmorët: Mehmet Bytyqi, Bahri Gollopeni dhe Shaban Gashi si dhe martirët e këtij fshati.
Në këtë manifestim përkujtimor, ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili ka mbajtur një fjalë rasti ku ka përshëndetur të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve të këtij fshati, ai tha se: “Dëshmorët e fshatit Reshtan janë emra që jo vetëm në fshatin tuaj, por në të gjitha trojet shqipëtare, janë emra të paharruar dhe të përjetshëm”.
“Dëshmorët e UÇK-së janë historia jonë më e re. Lavdi Dëshmorëve”, ndër të tjerash tha kryetari Muharremaj.
Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e organizatave të dalura nga lufta si dhe përfaqësues nga partitë politike.
Programi vazhdoi me këngë burimore shqiptare si dhe recitale nga nxënësit e fshatit Reshtan.