Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U shpërndanë paisje bujqësore për fermerë

2019/11/13 - 2:44

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, sot ka implementuar projektin “Furnizim me paisje në prodhimtarinë blegtorale dhe bletare”.

Përfitues në këtë projekt janë 54 fermerë, ku u janë shpërndarë 28 makina mjelëse për lopë qumështore, 24 centrifuga për vjeljen e mjaltës dhe 2 inkubatorë për qeljen e zojve.

Qëllimi i projektit është aplikimi i teknikave dhe teknologjive të reja në ngritjen e kualitetit dhe kuantitetit në prodhimtarinë bujqësore.

Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së këtyre paisjeve, prezente ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, e cila ka mbajtur një fjalë rasti dhe ka motivuar fermerët që të merren me bujqësi sepse përkrahja nuk do t’i mungojë asnjëherë, sidomos gjinisë femrore.