Suharekë
2019/12/24 - 3:18
Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot i ka vizituar 3 çerdhet e Komunës së Suharekës, atë të qytetit, Mushtishtit dhe Duhlës.
Ai, i ka shpërndarë fëmijëve të këtyre çerdheve dhurata.
Gjatë vizitës, kryetari Muharremaj e ka falënderuar donatorin e dhuratave dhe është shprehur:
“Dua ta falenderoj firmën “Agronomi” e cila dha donacion një numër të konsiderueshëm dhuratash për fëmijët e çerdheve në Suharekë, Mushtisht, Duhël etj”.
“Gëzimi i tyre na jep shpresë për të ardhhmen”, ka thenë në fund kryetari Muharremaj.