Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, ka pritur në takim drejtorin rajonal të policisë kolonel Faton Alija

2020/04/30 - 10:05

Veprimet për javët e ardhshme në aspektin e sigurisë, lidhur me përballjen e pandemisë me Covid -19 dhe çështje të tjera me rëndësi për jetën e qytetarëve, ishte temë diskutimi në takimin e sotëm në mes të kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe përfaqsuesve të policisë së Kosovës, përkatsisht drejtorit rajonal të policisë në Prizren kolonel Faton Alija, nënkolonel Musli Kololli dhe Komandantit në Stacionin policor në Suharekë,  kapiten  Afrim Sylaj.  Kryetari Muharremaj, gjatë këtij takimi ka falenderuar për bashkëpunim dhe për veprimet e deritashme që a ndërmarr policia e Kosovës.