Suharekë
2020/10/28 - 2:19
Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Suharekës, e kanë organizuar trajnimin për fermerët nga Komuna e Suharekës me temë: “Menagjimi i ujrave në bujqësi”.
Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka dhe drejtori i Bujqësisë z.Xhevxhet Gashi, e kanë përshëndetur këtë aktivitet dhe i kanë inkurajuar fermerët, posaqërisht gratë fermere që të vazhdojnë me angazhimet e tyre dhe duke i premtuar se do t’a kenë mbështetjen maksimale nga institucionet komunale, përkatësisht nga drejtoria e Bujqësisë.