Suharekë
2022/02/24 - 3:17
Sot, Komuna e Suharekës prezantoi në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, projektin: “Harta Zonale e Komunës së Suharekës 2021-2029” para shqyrtimit publik.
Në prezantim morën pjesë, nenkryetarja Mirije Suka, drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Visar Kuçi, menagjeri i projektit Destan Berisha dhe kompania kontraktuese “Insi” nga Prishtina, ku prezentuan para zyrtarëve të departamentit të planifikimit hapësinor., këtë prijekt shumë të rëndësishëm për Komunën e Suharekës.