PËRGJEGJËSITË
DREJTORIA PËR INSPEKSION
Drejtoria për inspeksion do të jetë përgjegjëse për këto detyra:
- që të zbatojë ligjet dhe aktet tjera nënligjore si dhe Rregulloret e Kuvendit Komunal të Suharekës;
2 inspektorët, sipas përgjegjësisë dhe kompetencave, kanë për qellim përcjelljen, monitorimi dhe marrja e masave, përmes vendimeve dhe konkluzioneve administrative, në funksion të mbikëqyrjes inspektuese, të fushave të rregulluara me ligje, akte nënligjore, vendime dhe urdhëresa në fuqi;
3 ushtron kontrollimin dhe inspektimin e objekteve industriale,tregtare,dhe depove të mallrave-produkteve për treg;
4 bën përcjelljen e çmimeve të artikujve dhe shikimin e faturave të tregtisë me shumicë dhe pakicë;
5 hulumtojnë, konstatojnë, evidentojnë, udhëzojnë, evitojnë, ekzekutojnë dhe ushtrojnë fletëparaqitje në gjykatë;
6 inspektorati kujdeset që të zbatohet plani urbanistik, gjegjësisht inspektimin e lejeve ndërtimore që lëshohen sipas dispozitave ligjore në fuqi;
7 mbrojtja e konsumatorëve, gjegjësisht kujdesi për produktet ushqimore dhe joushqimore, të jenë në nivelin e duhur;
- mbrojtja e punëtorit në punë, mbrojtja dhe marrja e masave nga sëmundjet në: shëndetësi, bujqësi, ambient, komunikacion, shërbime publike, veterinari, etj;
- koordinon aktivitetin dhe jep pëlqimin për veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave, me kompanitë publike dhe shoqatat e taksistëve individual dhe operatorëve juridik sipas rregulloreve;
- bën mbikëqyrjen e mbrojtjes së ambientit në aspektin e mbeturinave, kanalizimit, ujit, shërbimeve tjera publike, për parandalimin e ndotjes dhe dëmtimin e ambientit.
- bën mbikëqyrjen e aktiviteteve të cilat shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në ambient, materiet e rrezikshme dhe zonat e mbrojtura në natyrë duke identifikuar palën përgjegjëse
12 cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve; 18.2.12 bashkëpunon me policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në komunikacion, në veçanti afër shkollave dhe institucioneve parashkollore;
13 bën mbylljen e rrugëve për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta (festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe komunës dhe punë të ngjashme);
14 bënë kontrollin dhe inspektimin në lëmin e bujqësisë;
15 kontrolli i hapësirave afariste, objekteve, pajisjet, prodhimin, qarkullimin dhe transportin e mallrave me origjinë bimore;
16 merr masa për ruajtjen e shëndetit publikë dhe urdhëron tërheqjen e mallit të dyshimtë nga qarkullimi si dhe asgjësimin e tij;
17 ushtron edhe kompetenca tjera që do t’i përcaktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror.