Suharekë
2022/09/28 - 8:37
Me një ceremoni zyrtare që u organizua në Prishtinë, ku prezentë ishte Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze dhe përfaqesues të KFOR-it Hungarez, u dha donacion, një automjet transportues për nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë. Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, duke falenderuar për këtë kontribut KFOR-in hungarez, ka theksuar se:“Duke u mbështetur në arsyeshmërinë e kërkesës së bërë nga shkolla, për të siguruar një mjet transportues për bartjen e nxënësve në përcjelljen e mësimit praktik në bizneset lokale, donatorët uruan që nxënësit ta gëzojnë këtë mundësi të ofruar nga KFOR-i hungarez.
Faleminderit për mbështetjen ! “