Suharekë
2024/03/12 - 1:46
Anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, sot kanë mbajtur takimin e parë me radhë për vitin 2024, ku për rend dite kishin dy pika: 1. Analizë e rasteve te dhunës në fazën e tremujorit të parë për vitin 2024 dhe 2. Diskutimi i hapur mes anëtarëve të Mekanizmit Kunder Dhunës në Familje ( MKDHF) , grupi i grave asambleiste dhe drejtorershat.Znj.Habibe Bytyçi, e cila edhe është koordinatore e këtij mekanizmi, e hapi takimin dhe i njoftoi anëtarët me rendin e ditës e cila më pas fjalën i’a dha nënkryetares së Komunës znj. Mihrije Suka. Nënkryetarja pasi ka përshëndetur të pranishmit, më pas ka shtuar se: “angazhime të tilla janë shembuj për të mirë, në të mirë jo vetëm të femrave por edhe për mbarë familjen, ku nga këto takime dalin konkluzione të frytshme në të mirë të shoqërisë sonë në përgjithësi”. Pas diskutimeve që u bënë u nxorrën edhe këto rekomandime. Rekomandimet:
1.Të mbahet ligjerata kundër dhunës në familje nëpër shkolla
2.Perfaqsueset e mekanizmit të marrin pjesë në takim te mekanizmit kunder dhunës te prokurorisë, me qëllim – bashkëpunimi me Qendren e shendetit mental
3.Me i gjetë mundësit për paisje me mejete teknike për Njësitin kunder dhunës në familje në kuadër të Policisë së Kosovës.