Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

KPF-ja ka mbajtur takimin e tretë të rregullt  për këtë vit

2024/03/20 - 2:47

KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) ka mbajtur sot  takimin e tretë  të rregullt   për këtë vit me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për përmbushjen dhe tejkalimin e planit buxhetor të te hyrave vetanake; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënën e pëlqimi për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës; 4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër tё pronës se paluajtshme tё Komunës; 5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin nga taksa për legalizim të ndërtimeve pa leje për grat dhe ndërtimet në bashkëpronësi të burrit dhe gruas; dhe  6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban për Komunën e Suharekës për periudhën 2024-2034. Pas diskutimeve që u bënë të gjitha  pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës i cili do të mbahet me datën 28 mars 2024 me fillim në ora 13:00, në Sallën e Asamblesë.