Më 26 gusht 2024, kryetari i qytetit Baden në Austri z.Schneider Markus realizoi një vizitë zyrtare në komunën e Suharekës. Ai u prit nga kryetari i komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj ku gjatë këtij takimi, ata diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe ndanë përvoja në fusha të ndryshme. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy rajoneve dhe promovimin e projekteve të përbashkëta që do të përfitojnë nga ekspertiza dhe përvojat e secilit vend.