Një delegacion nga Komuna e Suharekës vizitoi Senatin Amerikan
2024/09/19 - 2:15
Gjatë qëndrimit në SHBA, një delegacion nga Komuna e Suharekës vizitoi Senatin Amerikan dhe zhvilloi një takim me Kongresisten Amerikane Lisa McLain. McLain konsiderohet si një nga kongresistet me ndikimin më të madh në Kongresin Amerikan për mbështetjen e kauzës shqiptare.
Gjithashtu, delegacioni u takua edhe me Kongresistin John Moolenaar, një mik i shqiptarëve, i cili shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për të vizituar Suharekën, si dhe me Senatorin Todd Young.
Miqësia e vazhdueshme e krijuar nga Berat dhe Valdete Gegaj është një shembull i shkëlqyer i lidhjeve të forta që mund të ndihmojnë në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA dhe komunitetit shqiptar.