Suharekë
2024/10/09 - 2:37
Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që u mbajt sot, u diskutua për këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Siguria në trafik 3. Përgatitja e planit të veprimit për festat e fund-vitit;; 4. Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje. 5. Informatë nga Drejtoria e shërbimeve publike lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve për sezonin e dimrit.
Takimin e ka kryesuar kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ndërsa me diskutime rreth pikave janë kyçur anëtarë të KKSB-së, të cilët në fund ka nxjerr dhe disa rekomandime për secilën pikë. Për pikën 2 u dha rekomandimi që shpejtësia e autobusëve nëpër qytet të respektohet sipas treguesve e jo të ngadalsohet aq shumë sa që po krijohet tollovi në trafik. Për pikën 3 Policia duhet të përgatisë Planin e Veprimit për festat e fund-vitit. Për pikën 4 të vazhdohet me mekanizmin kunder dhunës në familje dhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve rreth kësaj. Si dhe për pikën e fundit u dha rekomandimi që Drejtoria e Shërbimeve Piblike të bëjë përgaditjet me kohë për sezonën e dimrit.