Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i katërt me radhë  i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF)

2024/12/06 - 1:44

Anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), sot kanë mbajtur takimin e katërt me radhë për këtë vit, në të cilin kanë raporuar për aktivitetin e fushatës : “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore” dhe kanë bërë analizë të përgjithëshme  për rastet e dhunës në familje për vitin 2024. Takimin e ka kryesuar  kordinatorja e këtij mekanizmi Habibe Bytyçi,  ndërsa një fjalë përshëndetje e ka bërë nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka e cila mes tjerash ka thënë: Është kjo fushatë që nuk duhet bërë vetëm një herë në vit, por siç e ka edhe moton: sot e çdo ditë tjetër. Prandaj ftoj të gjitha institucionet dhe personat që individualisht të ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie të keqe dhe negative. Ne vazhdimisht jemi duke punuar në këtë drejtim dhe  kemi bërë disa aktivitete për senzibilizimin e opinjonit dhe vetëdiojsimin e të gjithëve për parandalimin e dhunës në familje. Ndërsa komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj, kapiten ka dhënë edhe numrin e rasteve të dhunës të paraqitura në polici gjatë këtij viti ku ka shtuar se nga janari e deri në nëntor të 2024 janë 70 raste të dhunës në familje numër ky që krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar ka rritje për 6 raste më shumë. Me diskutime rreth kësaj teme janë paraqitur edhe pjesmarrës tjerë të këtij takimi që këtë vit ishin të ftuara edhe drejtoreshat e drejtorive komunale dhe asambleistet femra.