Suharekë
2010/06/18 - 12:00
Zonja Ceka u ishte shumë mirënjohës komunës së Suharekës për vullnetin e emërimit të një shkolleje të këtushme me emrin e babait të saj Skënder Luarasit. Me një dhuratë simbolike çifti Ceka nderuan familjen e Avdyl Ramës, i cili ishte propozuesi i emrit të kësaj shkolle. Pas kësaj vizite, çifti Ceka të shoqëruar nga Kryetari vizituan SHMT “ Skënder Luarasi “ ku u mirëpritën shumë mirë nga kolektivi i kësaj shkolle. Drejtori i shkollës, z. Remzi Bytyçi nderoi zonjën Angjelina me një punim të portretit të Skënder Luarasit. Zonja Ceka para të pranishmëve shpalosi kujtimet për babain e saj dhe në shenjë respekti ajo shpërndau një sasi librash, dhuratë kësaj shkolle. Pas kësaj vizite në qendrën rinore “ Shtëpia e Fellbahut “ u vizitua ekspozita e artit dhe gazetave. Sot në Komunën e Suharekës përkatësisht në zyrën e Kryetarit ishte për vizitë Angjelina Ceka shoqëruar nga bashkëshorti Neritan Ceka me q’rast shkëmbyen biseda dhe informata për çështje të caktuara.