Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

“CIMA CONSTRUCTION”, dhuron 5000 kg miell për familjet në nevojë

2020/03/30 - 1:26

Kryetari Muharremaj, ka pritur sot në takim dy përsona që dallohen për aktivitetet e tyre humanitare. Ai përmes një postimi në fcb, ka falenderuar njerëzit shpirtmirë dhe human, si dhe ka bërë të ditur se bashkëpunimi nuk do të mungoj edhe në të ardhmën.Postimi i plotë i kryetarit Muharremaj:

“5000 kg miell do të dhurohen nga “CIMA CONSTRUCTION” me pronar Arsim Kabashi, ku do të shpërndahet për familjet në nevojë.

Vizita e sotme nga Humanisti Halil Kastrati dhe Arsim Kabashi është domethënëse për ne, ngase kjo na motivon në rritje të humanizmit.

I kam falenderuar për vizitën dhe natyrisht bashkpunimi nuk do të mungoj edhe në të ardhmen.”