Suharekë
2019/04/17 - 12:55
Në shkollën fillore, të qytetit të Suharekës “Destan Bajraktari”, sot u shënuar “Dita e Shkollës” ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, nënkryetarja znj.Mihrije Suka dhe drejtorët, ai i Arsimit Remzi Bytyqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike Enver Shabani. Në fjalën e tij të rastit, kryetari Muharremaj i ka uruar nxënësit dhe mësuesit për këtë ditë të veçantë për ta dhe ndër të tjerash tha se: “do të jemi pranë shkollave çdo herë, në mënyrë që ju të keni kushte sa më të mira për mësim dhe arsim cilësor”. Fjalë rasti kanë pasur edhe drejtoresha e kësaj shkolle znj.Kymete Bajraktari dhe një përfaqësuese e familjes Bajraktari, që kjo shkollë mbanë me krenari emrin Destan Bajraktari. Manifestimi në këtë shkollë vijoi me këngë, valle dhe recitale të pergaditura nga vetë nxënësit e kësaj shkolle.