Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Dita ndërkombëtare e Demokracisë u shënua edhe në komunën e Suharekës

2010/09/15 - 12:00

Në këtë takim prezent përveç të rinjve ishin  edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Blerim Kuçi,drejtori i Drejtorisë për ekonomi, financa dhe buxhet z.Muhamet Spahiu, përfaqësuesit e OSBE-së dhe të LMT-së.
Duke konsideruar që 15 shtatori shënohet në përgjithësi si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, përfaqësuesit e OSBE-së  organizuan këtë takim ku i krijuan mundësinë Kryetarit të Komunës t`u përgjigjet  pyetjeve  dhe interesimeve të  nxënësve për çështje me rëndësi  jetike.
Nga drejtori i Drejtorisë për ekonomi, buxhet e financa, z.Muhamet Spahiu, u prezantua Korniza afatmesme buxhetore 2011-2013 dhe planifikimi i buxhetit për vitin 2010.

 Sot në Sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt takimi i organizuar nga OSBE-ja, në të cilin qëllimi kryesor ishte simulimi i Kuvendit të Komunës nga ish anëtarët e Asamblesë Rinore, nga nxënësit e Gjimnazit “ Jeta e Re”, vullnetarët e Qendrës Rinore dhe vullnetarët e Shoqatës “ Vajzat Sot”.