Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

DKA-ja në bashkëpunim me MASHT organizuan diskutimin publik për kornizën e kurrikulumit të Kosovës

2010/06/10 - 12:00

   Të pranishëm në këtë diskutim ishin nxënës, prindër, drejtorë të shkollave të komunës së Suharekës dhe të Malishevës. Qëllimi i këtij diskutimi ishte ndryshimi i kurrikulumit të Kosovës. Grupi i ekspertëve të MASHT-it prezantoi para pjesëmarrësve kornizën e kurrikulumit për të cilën pjesëmarrësit dhanë vërejtje, sugjerime dhe këshilla për ndryshimet e mëtutjeshme.